Anëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK lëshuan 4 raketa nga veriu i Sirisë ndaj rajonit Karkamış në qytetin Gaziantep të Turqisë dhe se në rajon janë dërguar ekipe pasi njoftohet për të plagosur, transmeton (AA).
Bëhet e ditur se 4 raketat e lëshuara nga anëtarët e organizatës terroriste YPG/PKK, kanë goditur një shkollë të mesme dhe dy shtëpi në qendrën e rajonit si dhe një kamion në afërsi të pikës kufitare Karkamış.
Theksohet se si pasojë e sulmeve ka të plagosur.
Në vendin e ngjarjes janë dërguar ekipe të shumta.