Vërshimet e shiut kanë përfshirë edhe komunë e Junikut, nënkryetari i kësaj komune ka kërkuar ka qytetarët e Junikut që te kenë kujdes më të shtuar.
Nënkryetari i kësaj komune Besart Tofaj, theksoi se lumi Erenik rrezikon të dalë nga shtrati.
“Krahas thirrjes për kujdes ju lutemi që në rast të ndonjë emergjence të lajmëroni zjarrfikësit (193) apo edhe Policinë e Kosovës (192). Kjo gjendje mund të vazhdojë edhe në ditën në vijim sepse sipas IHMK-së, zonat më të rrezikuara nga vërshimet janë në Dukagjin, qytetet Gjakovë, Junik, Deçan, Pejë, Istog, Klinë, Malishevë dhe Rahovec”, ka njoftuar Tofaj.