Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të reshjeve atmosferike që kanë turbullirë, Fushë Kosova do të mbetet pa ujë të pijshëm.
Sipas ujësjellësit, kjo situatë do zgjasë deri në përmirësimin e situatës me turbullirë.
“Njoftojmë se për shkak të turbullirës së ujit në kanalin e Ibrit (NTU është mbi 90) si shkak i reshjeve të dendura atmosferike, e bën të pamundur trajtimin e ujit në Shkabaj, sepse uji është jashtë çdo standardi me të cilin mund të trajtohet në impiant”, thuhet në njoftim.