Ivica Daçiç është deklaruar kundër takimit të thirrur në Bruksel, në mes Kurtit e Vuçiç.
“Nuk duhet të lejojmë që populli serb të jetë viktimë e lëvizjeve të njëanshme të autoriteteve kosovare”, ka theksuar sot ministri i Jashtëm serb, Ivica Daçiç, në samitin e Frankofonisë që po mbahet në Tunizi.
Daçiç tha se nuk sheh arsye që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç të marrë pjesë në takimin me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.
“Borell tha se do të përpiqet të arrijë një zgjidhje kompromisi dhe gjithçka rrotullohet rreth asaj date, 21 nëntor. Mendoj se përpjekja e Borell është e justifikuar, por nuk shoh arsye që presidenti i Serbisë të marrë pjesë në takim. Është e nevojshme që Kurti bën thirrje për arsye dhe njohje të ligjit, sepse ai është burimi kryesor i të gjitha paqëndrueshmërisë dhe incidenteve të mundshme”, tha Daçiç.