Presidentja Vjosa Osmani ka takuar kryeministrin kanadez në Samitin e Tunizisë.
Ajo përmes rrjetit social Twitter njoftoi për takimin e saj me Justin Trudeau.
“Në Samitin e Frankofonisë bisedova me kryeministrin Justin Trudeau për zhvillimet e vazhdueshme në rajonin tonë dhe mirënjohjen e popullit tonë për mbështetjen e qartë dhe konkrete të Kanadasë”