Blerim Vela: I kërkoj falje Fahri Musliut, mesazhi im kishte qëllim tjetër

Shefi i Stafit të presidentes Vjosa Osmani, Blerim Vela, ka thënë se i kërkon falje gazetarit kosovar Fahri Musliu dhe publikut kosovar, pas reagimeve të shumta rreth një shkrimi të bërë sot ku me tallje ka kërkuar që Aleksander Vuçiq të bëjë poligrafin dhe analizën e ADN-së bashkë me gazetarin Fahri Musliu.

Vela ka thënë se s’ka arritur të përçojë mesazhin në mënyrë të qartë, kur ka dashur të theksoj absurditetin e çështjeve që lidhen me Vuçiqin dhe qasjen e presidnetit serb në raport me Musliun dhe Kosovën.

“I kërkoj falje gazetarit Fahri  Musliu dhe publikut, që në përpjekjen time për ta theksuar absurditetin e çështjeve në fokus të presidentit të Serbisë dhe qasjen e tij në raport me z. Musliu dhe me ne, nuk kam arritë ta përqojë mesazhin qartë”, ka thënë Vela për Gazetën Express.

Ai tutje ka thënë se kërkon falje të sinqertë për komentet e tij dhe thotë se s’kanë pasur qëllim ta lëndojnë gazetarin Musliu apo ta lëndojë personalitetin e tij.

Ju kërkoj ndjesë të sinqertë për komentet e papërshtatshme nga ana ime që gjithsesi nuk e kishin qëllimin ta lëndojnë z.Musliu apo personalitetin e tij. Prandaj i kërkoj falje edhe një herë, sinqerisht!”, ka shtuar ai.

Në fund Vela ka thënë se komenti i tij s’përfaqëson presidencën.

“Shpresoj në mirëkuptimin tuaj dhe ju siguroj që komenti im nuk e përfaqëson Presidencën”, ka përfunduar ai.

Blerim Vela sot gjatë ditës përmes një shkrimi tallës ishte përfshirë në debatin që po bëhet rreth presidentit serb, Aleksander Vucic dhe gazetarit Fahri Musliu. Vela duke komentuar lajmin që Vuçiq kishte dalë bashkë me babain e tij, Angjelko Vuçiq, për të demantuar pretendimet rreth tij dhe Fahri Musliut, kishte shkruar se është e kotë pa e bërë testin e poligrafisë dhe testin e ADN-së, bashkë me Fahri Musliun.

Kjo kishte nxitur reagime të shumta në rrjete sociale dhe ka bërë që Vela ta mbyll edhe profilin e tij në platformën “X”.

Ndryshe gazetari në pension Fahri Musliu në vazhdimësi ka demantuar pretendimet se “është babai i Aleksander Vuçiqit”, duke sqaruar se me nënën e Vuçiq kanë qenë vetëm kolegë të mirë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *