Kryeministri Albin Kurti ka biseduar në telefonatë me nënsekretarin amerikan Derek Chollet.
“Një bisedë telefonike e sinqertë dhe e rëndësishme me nënsekretarin e Shtetit Derek Chollet për domosdoshmërinë e një marrëveshjeje për normalizimin e plotë me Serbinë me qendër njohjen reciproke, me fokus situatën e sigurisë në Kosovë së bashku me sundimin e ligjit”, ka njoftuar Kurti në Twitter.
Kjo telefonatë erdhi tri ditë para se të hyj në fuqi gjoba ndaj targave.
Ndryshe, Kurti pritet të takohet të dielën ose të hënën me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq, në Bruksel.