Skuadra e Premier Ligës, Manchester United ka reaguar sot ndaj intervistës së fundit të yllit portugez Cristiano Ronaldo me gazetarin dhe prezantuesin televiziv britanik Piers Morgan në TalkTV.
Nga informatat e klubit anglez thanë se kanë ndërmarrë hapat e duhur në përgjigje të intervistës së fundit të Ronaldos.
Ylli portugez gjatë intervistës televizive tha se kishte probleme me trajnerin e Manchester United, Erik ten Hag dhe shtoi se ai ndihej i tradhtuar nga klubi, duke pretenduar se Ten Hag ishte përpjekur për ta larguar nga skuadra.
Reagimi i parë i Manchester ishte të mërkurën kur hoqi posterin e Ronaldos nga pjesa e jashtme e Old Trafford-it.