Një person është arrestuar për dyshim të një sulmi seksual ndaj një të miture në Malishevë.
Viktima vajzë tashmë ka marrë tretman mjeksor,kurse i dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Malishevë 17.11.2022-15:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar nën dyshimin se i njëjti e ka sulmuar seksualisht viktimën femër kosovare. Viktima ka pranuar tretman mjekësor ndërsa i dyshuari pas intervistimit me rekomandimin e prokurorit është dërguar në mbajtje” shkruhet në raportin policor.