Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është pritur në një takim pune nga Presidenti i Austrisë, Alexander Van der Bellen.
Siç ka njoftuar Zyra e Presidentit, Osmani me homologun e saj austriak kanë diskutuar për partneritetin strategjik në mes të Kosovës dhe Austrisë derisa presidentja kosovare e ka përgëzuar presidentin Van der Bellen për rizgjedhjen e tij në krye të shtetit të Austrisë.
“Potencuam vendosmërinë e përbashkët për ta thelluar bashkëpunimin dhe koordinimin, duke kontribuar bashkërisht për paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm në këtë kohë kritike për Evropën”, theksoi Osmani.