Edi Rama në Beograd,merr pjesë në Konferencën për Energji

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Beograd, për të marrë pjesë në Konferencën Rajonale të organizuar nën kujdesin e Qeverisë së Norvegjisë, mbi “Mundësitë e zhvillimit të energjisë së ripërtëritshme në Ballkanin Perëndimor”.

Kryeministri ndau në rrjetet sociale foto nga mbërritja në aeroport.

Në Konferencë do të marrin pjesë liderë të vendeve të Ballkanit Perëndimor, si dhe drejtues e përfaqësues të kompanive prestigjioze norvegjeze në fushën e energjisë, në një diskutim mbi perspektivën e investimeve në energjinë hidrike, diellore dhe të erës në vendet e Ballkanit Perëndimor.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *