I pyetur në Kuvendin e Kosovës Albin Kurti i është përgjigjur duke i shmangur pytjes së Musliu-Shoshit në lidhje me dialogun në Bruksel.
Kurti tha se kurrë më parë nuk ka pasur Kosova dialog më transparent se tani.
“Dialogu nuk ka qenë asnjëherë më transparent, prej rifillimit të tij ne jemi treguar transparent ndaj qytetarëve kemi treguar gatishmëri për komunikim korrekt me partitë opozitare, si dhe kemi treguar maturi ndaj vet procesit duke mos e dëmtuar atë e as interesat tona “.
“Sa i përket qëndrimit tonë për Asociacionin, është i njohur dhe i qartë. Në një çështje që jam përgjigjur panumërta herë nuk kam përgjigje të re sepse pyetja është e vjetër”, tha Kurti