Presidentja Vjosa Osmani ka vazhduar takimet e saja sot edhe me kryeparlamentarin austriak Sobotka.
Në takim me kryetarin e Parlamentit të Austrisë, Wolfgang Sobotka, diskutuam për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Austrisë.
Dy shtetet tona mbeten partnere të besueshme dhe të përkushtuara për t’i forcuar raportet bilaterale, të udhëhequra nga vizioni ynë i përbashkët për një Evropë më paqësore, më demokratike dhe më të sigurt.
Kosova i është mirënjohëse Austrisë për mbështetjen e vazhdueshme në rrugëtimin tonë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në Këshillin e Evropës, si dhe në organizata të tjera ndërkombëtare,shkroi në Facebook Vjosa Osmani.