28-vjeçari pret 14 orë për të nderuar mbretëreshën, shkon afër arkivolit dhe fillon e sulmon 

Policia angleze ka akuzuar një burrë për shkelje të rendit publik, pasi tentoi të sulmonte arkivolin e mbretëreshës Elizabeth II në Westminster Hall.

Muhammad Khan, 28 vjeç, nga Barleycorn Way, Tower Hamlets, u arrestua në Westminster Hall të premten, më 16 shtator.


Ai u akuzua sipas nenit 4A të Ligjit për Rendin Publik për sjellje që synon të shkaktojë alarm, ngacmim ose shqetësim.

Ai do të paraqitet në paraburgim në Gjykatën e Magjistraturës së Westminsterit të hënën, 19 shtator – ditën e funeralit shtetëror të Mbretëreshës.

Dëshmitarët okularë raportuan se kishin parë një burrë që sillej çuditshëm, pasi kishte pritur 14 orë për t’u afruar mjaftueshëm me arkivolin e mbretëreshës së ndjerë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *