Goditet për vdekje fëmija 2-vjeçar në Hajvali

Një rast i rëndë ka ndodhur sot në Hajvali, ku një fëmijë rreth 2-vjeçar ka humbur jetën pasi dyshohet se është goditur aksidentalisht nga një veturë.

Rasti ka ndodhur në një rrugicë të ngushtë të një lagjeje, ku shoferi dyshohet se nuk e ka parë fëmijën dhe e ka goditur me veturë.

I njëjti e ka dërguar fëmijën në spital, por fatkeqësisht 2-vjeçari nuk ka arritur të mbijetojë.

Vdekjen e fëmijës e ka konfirmuar ekipi mjekësor, teksa Policia ka ndërmarrë veprimet e nevojshme.

Rastin e kanë konfirmuar edhe nga Policia e Trafikut në Prishtinë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *