Kurti e mohon që janë prishur marrëdhëniet me ndërkombëtarët

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka thënë se nuk janë të vërteta akuzat që ai është duke i prishur marrëdhëniet me aleatët ndërkombëtarë.

Ai këto deklarime i bëri gjatë ceremonisë inauguruese të objektit të ri të Departamentit për Prodhimin e Dokumenteve, i cili funksionon në kuadër të Agjencisë për Regjistrim Civil.

“Nuk është e vërtet”, u përgjigj Kurti, kur u pyet nëse janë të vërteta deklarimet e opozitës se ai i ka prishur marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve ndërkombëtarë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *