Një vajzë e cila kishte menduar t’i nënshtrohej një operacioni për zvogëlimin e gjoksit sepse ishte jashtëzakonisht i madh ka treguar se tani jeta e saj luksoze financohet nga gjoksi i saj.
Amy Sophia, një 27-vjeçare nga Leeds në Anglinë veriore ka treguar se gjoksi i saj ka ndihmuar në shlyerjen e borxhit të familjes së saj që ishte 100,000 £.
Vajza ka treguar se gjoksi i saj tërhiqte vëmendjen e të gjithëve dhe ajo ndihej në siklet për këtë fakt. Madje për të fshehur gjoksin e madh ajo përkulej vazhdimisht dhe tani ka probleme edhe me shtyllën kurrizore.
Por në vitin 2019, 27-vjeçarja zbuloi OnlyFans dhe tani ajo fiton mesatarisht 40.000 paund në muaj.
Përveç shlyerjes së borxhit të familjes së saj, Sophia ka përdorur gjithashtu të ardhurat e saj për të shlyer detyrimet e kredive që ajo kishte marrë.