Qalaj: Kurti trishtohet nga Thaçi e Veseli, në ëndërr i sheh, nuk e do lirimin e tyre

Deputeti i PDK-së Rashit Qalaj tha se kryeministri i vendit Albin Kurti dhe presidentja Vjosa Osmani, po të pyeteshin, nuk do të liroheshin kurrë Thaçi e Veseli.

Sipas tij, kryeministri Kurti edhe në ëndërr e sheh Thaçin e Veselin dhe frikësohet nga ta.

“Po harron z.Kurti që është kryeministër i shtetit të Kosovës, siç po harron edhe presidentja e vendit që është presidente e Kosovës dhe në asnjë moment deri më tani kurrë nuk ia ka zënë goja të përmend emrin e Hashim Thaçit e të Kadri Veselit qoftë edhe për festën e pavarësisë”, tha ai në Pressing.

“Z.Kurti në ëndërr e sheh, i trishtohet Hashim Thaçit e Kadri Veselit, i frigohet, dhe po të pyetet ky ata do të qëndronin atje me vite të tëra, po ashtu njëjtë edhe presidentja, është fatkeqësi. Po të pyeteshin këta ata nuk do të liroheshin kurrë, për shkak të inateve e frikës”, tha Qalaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *