Një grafit në rrugët e Beogradit është shfaqur mbrëmë ku shkruhet “Vdekje Christopher Hill-it”.
Është kërcënimi i dytë me radhë, pasi ditë më parë një serbë u arrestua pasi kishte shkruar në rrjetin e tij në Facebook duke kërkuar “një Gavrilo Princip që qëllon në kokën e Hill-it”.
Mbishkrimi “Vdekje Christopher Hill-it” është shkruar në objektin që ndodhet në cep të rrugës despot të Bulevarit Stefana dhe Cetinjska në Beograd, raportoi Danas.