Sinani: Raporti i BE-së konfirmon se Serbia po i shkel të drejtat në Luginë

Këshilltarja politike e kryeministrit të Kosovës për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, Ardita Sinani, thotë se raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë konfirmon se ka regres në shumë fusha, dhe se po shkelen të drejtat e shqiptarëve.

Sinani po ashtu ka pohuar se në raport thuhet se ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara.

“Raporti i Bashkimit Evropian për Serbinë për vitin 2023 përforcon edhe më shumë konkluzionet e të gjitha raporteve paraprake të institucioneve ndërkombëtare. Ser Serbia vazhdon të shënoj regres në shumë fusha e mes tjerash me theks të veçant shkeljes së të drejtave të pakicave në përgjithësi, e pakicës shqiptare në veçanti. Serbia sipas raportit të fundit të BE për vitin 2023 është shumë mbrapa edhe sa i përket realizimit të të drejtave elementare të njeriut”, ka pohuar ajo.

Tutje, Sinani ka deklaruar se “Bashkimi Evropian dhe të gjitha qendrat e vendosjes ndërkombëtare tash e sa vite në raportet e tyre këshillojnë përmirësimin e saj në shumë fusha, e ky raport evidenton atë që ky shtet nuk ka shënuar asnjë hap përpara”.

“Shqiptarët në Serbi e veçanërisht në Luginë të Preshevës në mënyrë konsistente po përballen me diskriminim të vazhdueshëm shtetëror në të gjitha sferat e jetës. Raporti i BE për Serbinë evidenton nevojën e domosdoshme për trajtimin konform konventave evropiane të pakicave kombëtare, nevojën për sigurimin e teksteve në gjuhën shqipe e shumë fusha tjera”, thekson ajo.

Sinani shton se sipas këtij raporti, Serbia ngulfat lirinë e shprehjes për pakicën shqiptare si dhe mungesën e integrimit të shqiptarëve në institucionet publike e shtetërore.

“Pasivizimi i adresave të shqiptarëve që jetojnë në Serbi është një brengë e Bashkimit Evropian që nënvizohet në këtë raport. Gjuha e urrejtjes së zyrtarëve të lartë shtetëror serb dhe retorika diskriminuese është poashtu një element që raporti i BE i jep theks shqetësues”, vijon reagimi i Sinanit në Facebook. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *