Raporti i Progresit: Nuk është e qartë si do të kompensohen viktimat e krimeve të luftës

Komisioni Evropian ka publikuar të mërkurën Raportin për Kosovën për vitin 2023, ku ndër të tjera thuhet se nuk është e qartë si do të kompensohen viktimat e krimeve të luftës. Sipas raportit, Kosova nuk ka ofruar ndonjë mbështetje financiare për viktimat të cilat janë konstatuar nga Gjykata Speciale se kanë vuajtur si pasojë e luftës dhe krimeve kundër njerëzimit.

Në raport përmendet se Kosova ka krijuar një fond për ndihmë juridike për të akuzuarit si dhe mbështetje financiare për familjet e tyre.

“Kosova ka krijuar një fond që u jep ndihmë juridike të akuzuarve në Dhomat e Specializuara të Kosovës, si dhe mbështetje financiare për familjet e tyre, pa prova për nevoja financiare. Megjithatë, deri më tani nuk është ofruar asnjë mbështetje financiare për viktimat të cilat janë konstatuar nga Dhomat e Specializuara të Kosovës se kanë vuajtur si pasojë e krimeve të luftës dhe krimeve kundër njerëzimit. Dhomat e Specializuara të Kosovës kanë lëshuar urdhrin e parë për dëmshpërblimin e viktimave. Prandaj nuk është e qartë se si do të kompensohen viktimat në mungesë të fondeve nga të akuzuarit ose një fondi nga Kosova për këtë qëllim. Është kyçe që Kosova ta adresojë këtë pabarazi të trajtimit”, thuhet në raport.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *