Sa herë që konflikti izraelito-palestinez i afrohet një kthese të mundshme paqësore, ka përpjekje që ta shtyjë atë drejt luftës. Sigurisht që nuk është rastësi që sulmi masiv i nisur nga militantët e Hamasit në Rripin e Gazës dhe brenda Shtetit Hebre ndodh ndërkohë që po zhvillohen negociatat për një marrëveshje historike midis Izraelit dhe Arabisë Saudite në të cilën merr pjesë Autoriteti Kombëtar Palestinez, që ka qeverisur territoret autonome palestineze në Bregun Perëndimor që nga viti 1993.
Hamasi është grup militant palestinez islamik që udhëheq në Rripin e Gazës. Ky grup është betuar për shkatërrimin e Izraelit dhe ka luftuar disa herë brenda Izraelit që kur mori pushtetin në Gaza më 2007.
Në mes këtyre luftërave, ka kryer vetë ose ka lejuar grupe të tjera të sulmojnë me raketa Izraelin. Ka kryer po ashtu edhe sulme të tjera vdekjeprurëse. Izraeli po ashtu në vazhdimësi ka përsëritur sulmet ndaj Hamasit nëpërmjet ajrit, dhe bashkë me Egjiptin, e kanë bllokuar Rripin e Gazës më 2007, në vendim për të cilin kanë thënë se bëhet për hir të sigurisë.
Hamasi si tërësi, ose në disa raste edhe vetëm degë të saj, cilësohet grup terrorist nga Izraeli, Shtetet e Bashkuara, Bashkimi Evropian dhe Mbretëria e Bashkuar. Hamasi përkrahet nga Irani që e financon dhe i siguron armatim e ushtrime.
Ky grup kriminal ka të përbashkëta me ISIS-in. Të dyja grupet e urrejnë Izraelin, ata dëshirojnë që të zhdukin gjithë hebrenjët dhe të krijojnë një shtet islamik, që i’u përmbahet rregulloreve të tyre.
Gjatë ditës së djeshme është raportuar nga gjithë mediat vendore dhe ndërkombëtare për një sulm terrorist që ndodhi në orët e mëngjesit në Izrael, ku mbetën të vdekur disa persona, përfshirë aty edhe fëmijë, transmeton Gazeta Neutral.
Numri i të vrarëve ka arritë mbi 450 banorë.
Gazeta Neutral ka siguruar një dokument ku shihet lidhja e Këtij grupi kriminal me Serbinë zyrtare.
Princi i Abu Dhabi, Shikh Mohammed bin Zayed Al Nahyan, dhe anëtari i këshillit legjislativ palestinez, Mohammed Yousef Dehlan, janë investitorë shumë të fuqishëm në Serbi. Ata kanë një lidhje mjaftë të ngushtë me presidentin e Serbisë, Aleksander Vuçiq.
Në foto janë pasqyruar edhe pjestarët të cilë kanë lidhje me dy krerët palestinez, e ku pranë tyre shihen pasaportat serbe.
Sipas burimeve të redaksisë të Neutral-it, të afërmit e tyre, lidhjet politike, biznisore dhe familjare, kanë nënshtetësi serbe, ndërsa sa i përket marrjes së pasaportave, Ministria e Brendshme e Serbisë nuk ka dashur ta komentojë fare këtë skandal.