Policia e Kosovës më herët njoftoi se ka arrestuar një person në Pejë, pasi i njëjti dyshohet se ishte në përgatitjen e disa veprave terroriste.
Telegrafi nga burimet e veta brenda Prokurorisë merr vesh se bëhet fjalë për një 16 vjeçar, i cili ishte duke përgatitur planin për vrasjen e disa nxënësve në klasën e tij.
Lidhur me rastin, i dyshuari është arrestuar dhe është dërguar në mbajtje.
Rasti po hetohet nga Prokuroria Speciale e Kosovës.