Ish-zyrtari policor, Ridvan Tahiri, ka folur për seancën e jashtëzakonshme që u mbajt sot për rezolutën për mbështetje për Policinë e Kosovës.
Në Info Magazine të Klan Kosovës, ai ka deklaruar se zyrtarët policor duhet të paguhen sa një deputet i Kuvendit të Kosovës.
“E mira e të mirës të mos bëhet pazar politik, qoftë nga opoziya dhe pozita, të mos i shfrytëzojnë këto ligje për të fituar benefite politike. Policia nuk është as e opozitës dhe pozitës është e shtetit të Kosovës, është mirë të votohen ligjet dhe ato pazaret politike munden t’i bëjnë pa qenë fjala për polici hiç”.
“Secili zyrtarë policorë që e bën detyrën dhe që e vesh uniformën ai e di që e ka jetën çdo ditë në rrezik. Një polic tamam që duhet t’i shërbejë një shteti së pari duhet të ketë logjistikën, një pagë të mirë, sigurimin shëndetësor”.
“Një polic duhet t’i ketë të gjitha edhe më shumë se një deputet i Kosovës, çka ka një deputet që mundet ta ketë pagën sa dy herë ajo e policit, e ppse mos ta ketë një polic një rrogë të mirë që mundet edhe vet ta mbulojë sigurimin shëndetësor, këtë pyetje e kam nëse na dëgjon një politikan”, ka thënë Tahiri.