Në Beograd është arrestuar 50-vjeçari S.B pas kërcënimit me vrasje të ambasadorit amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka konfirmuar për Tanjug, kryeprokurori publik i Prokurorisë së Lartë Publike në Beograd, Nenad Stefanoviq, transmeton Ballkani.info.
I arrestuari, siç dyshohet, në rrjetin social “Facebook” ka shkruar ndër të tjerash, “Koha për një të shtënë të re nga Gavrilo Princip mu në kokën e okupatorit Christopher Hill”.
I dyshuari akuzohet për vepër penale kundër personave të mbrojtur sipas ligjit ndërkombëtar, tha prokurori Stefanoviq. I dyshuari brenda 48 orësh do të sillet në prokurorët për t’u marrë në pyetje.