Ferizaji cakton pasuesin e përkohshëm të Munishit

Klubi i Ferizajit ka caktuar pasuesin e Ismet Munishit, i cili sot ka dhënë dorëheqje nga posti i trajnerit.

Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri të klubit.

Postimi i plotë:

“Falemnderit Ismet Munishi!

Të nderuar tifozë, FC Ferizaj ju njofton se pas një periudhe më shumë se 5 mujore në krye të shtabit teknik, Ismet Munishi ka ofruar dorëheqje nga pozita e trajnerit.

Me këtë rast, FC Ferizaj, e falenderon përzemërsisht trajnerin Munishi për punën dhe kontributin e tij sa ishte pjesë e klubit tonë.

Projekti me Munishin ishte afatgjatë, me bindje të plotë, se suksesi ishte dëshira jonë e përbashkët. FC Ferizaj e vlerëson shumë trajnerin Munishi, për vlerat sportive, shpirtin luftarak, e mbi të gjitha dashurinë që e ka për klubet kur i drejton.

Prandaj, vlerësime maksimale për punën e trajnerit Munishit, paçka se ajo nuk u përkthye në rezultate.

Skuadrën aktualisht do ta drejtoj trajneri Egzon Shabani dhe ndihmësit e tjerë, deri në një vendim të ri.

FC Ferizaj vazhdon përpara, asgjë nuk ka ndyshuar në qëllime, e mbi të gjitha asgjë nuk ka përfunduar.”, thuhet në njoftimin e klubit të Ferizajit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *