Vdes një puntor në Prishtinë, u rrëzua në vendin e punës

Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë dje, si pasojë e lëndimeve trupore që kishte marrë pasi që ishte rrëzuar në vendin e punës.

Viktima ishte dërguar menjëherë në QKUK dhe aty mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Rastin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës, përcjell Gazeta Neutral.

Në vendin e ngjarjes përveç njësive relevante policore kanë dalë inspektorët e punës dhe prokurori i shtetit i cili e ka cilësuar rastin.

Me urdhër të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *