Dy kosovarë aksidentohen rëndë në Thumanë të Shqipërisë, shpëtojnë mrekullisht – VIDEO

Një aksident i rëndë është shënuar mëngjesin e së premtes në aksin Fushë Krujë-Thumanë. Një automjet, i drejtuar nga një shqiptar i Kosovës është përplasur me rrethrrotullimin e Thumanës.

Për pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi si edhe pasagjeri, gjithashtu shqiptar i Kosovës. Dy të lënduarit janë dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën, raporton abcnews.

Ekspertët po punojnë për të zbardhur shkaqet e plota të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *