Specialja ia konfiskon telefonin edhe vëllait të Hakif Zejnullahut

Zyrtarë policorë të EULEX-it ia kanë konfiskuar telefonin Bajram Zejnullahut, vëllait të heroit Hakif Zejnullahu.

Konfiskimi i telefonit të Zejnullahut është bërë sot, sipas burimeve të Klan Kosovës.

Familja Zejnullahu njihet si një nga familjet e para që kanë shërbyer si bazë e parë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Kujtojmë se përveç Zejnullahut, me urdhër të Gjykatës Speciale, telefonët iu janë konfiskuar edhe Nait Hasanit, Rrustem Mustafës e Arben Mustafës, vëllait të Salih Mustafës – Calit.

Në lidhje me konfiskimin e telefonëve nga Specialja, sot është protestuar përpara zyrave të EULEX-it në Fushë Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *