Familja Muharremi në Medvegjë thotë se u sulmuan nga serbët, Lutfiu njofton OSBE-në dhe ambasadën shqiptare

Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginë, Nevzad Lutfiu, ka bërë të ditur se për sulmin ndaj familjes shqiptare Muharremi në Medvegjë, e ka lajmëruar ambasadën e Shqipërisë në Serbi dhe OSBE-në.

Klankosova.tv merr vesh se familja Muharremi ka deklaruar se sulmuesit janë serbë.

Tutje Lutfiu, ka deklaruar se anëtarët e kësaj familje ndjehen të shqetësuar.

“Sot dy herë jam dëgjuar me pjesëtarët e familjes Muharremi nga Medvegja, që mbrëmë në drejtim të shtëpisë së tyre janë gjuajtur gurë dhe gjësende tjera”.

“Pjesëtarët e kësaj familjeje janë shumë të shqetësuar. E kam njoftuar ambasadën e Shqipërisë në Beograd dhe përfaqësuesit e OSBE lidhur me këtë sulm ndaj kësaj familjeje”, ka thënë Lutfiu.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *