Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pasur kritika të mëdha drejt kryeministrit Albin Kurti, lidhur me raportimin e tij për draftin evropian të Asociaiconit.
Krasniqi në foltore të Kuvendit, tha se Kurti ia ka humbur 10 vjet Kosovës duke e kundërshtuar “Zajednicën”, kurse tash të njëjtin po e pranon e mbështet.
Ai po ashtu e akuzoi Kurtin se nën kujdesin e tij është hequr njohja reciproke nga dialogu me Serbinë.
“Ti vjen i ngarkum sepse të ngarkon e kaluara politike, ne vim të pangarkum sepse duam disktuim të hapur për hir të qytetarëve. Sot është vështirë, me ditë a me qesh a me qajt me fjalën tënde. A me qesh se erdh dita 10 vjet më vonë në të njëjtën foltore me mbrojt Zajednicën, a është me qeshë që na tregon cfarë propozimi ke pranu për Zajdnicën. A është për me qajtë për 10 vjet të humbura, të Kosovës, të mundësive, të dhunës përçarjes që ke instalu, të jetëve të humbura që i ke pri e mashtru duke e kundërshtu Zajdenicën që ke ardhë për me mbrojte, që ke ardh me lavdu e mbëhstet”, tha ai.
“10 vjet e ke terrorizu një popull, keni gjujt molotova, gazlotjellës, zollat kanë kërsitë në këtë ndërtesë, janë sulmu policët e Kosovës, janë lëndu e qorru, njerëzit kanë humb jetë duke të ndjekë ty në kundërshtim të Zajednicës. Dil tregona, pse e pranove, a ki ndonjë zor? Apo vetëm e ke kuptu që ke qenë gabim, nëse po dil pranoe, është normale, të gjithë gabojmë, mos u mundo të na shesësh sapun për bukë”, vijoi ai.
Krasniqi i tha Kurtit nuk e kanë ftuar në Kuvend ta shpallin tradhtarë, por vetëm të marrin informata për draftin e Asociaiconit.
“Është vështirë me ditë a me qajtë a me qersh me ty sot. Nuk të kemi thirrë me të shpallë tradhtarë e shpiun, as mashtrues, s’të kemi thirrë për me të etiketu, ti je ai njeri që e ke ndërtu krejt karrierën kështu. Të kemi thirrë me tregu për një vendim, marrëveshje e ka pranu… arsyeja është transparenca. Ke gjetë kohë ambasadorfët me i informu e jo deputetët e qytetarët”, tha ai.
Krasniqi tha se njohja de-facto, nuk ka ndonjë vlerë si paraqitet nga kryeministri Kurti. Sipas tij Kosovës, i duhet njohja de-jure nga Serbia, të cilën sipas tij Kurti ka dështuar ta arrijë.
“S’besoj që njerëzit që të kanë votu ndihen mirë, kur ti ke thënë se nuk shkoj në dialog pa kushte, pastaj ke shku. Pas sulmit terrorist ke thënë nuk shkoj njëherë, prapë ke shku. Asociacionin ke thënë se pranoj, tash e ke pranu. Tregona cka është ky Asociacion, a shkrun Asociacioni thye bashkësia, a shkrun në serbisht Zajednica, këtë tregona”, tha ai.