Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, e ka vlerësuar rolin e Shqipërisë në Samitin e Procesit të Berlinit që u mbajt të hënën në Tiranë, derisa fjalimin e mbajti me disa fjalë në shqip.
Ai ka deklaruar se ka ngrehur dolli për Shqipërinë dhe popullin shqiptar, duke shtuar “rroftë Shqipëria”.
“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Evropën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, ka deklaruar presidenti francez në shqip.
Gjatë ceremonisë, Macroni i dorëzoi shkrimtarit Ismail Kadare Dekoratën e “Oficerit të Madh të Legjionit të Nderit”.
“Ju jeni tashmë në qendër të Evropës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet”, është shprehur tutje ai.