Samsung prezanton zyrtarisht One UI 6 me panelin Quick të ridizajnuar dhe me font të ri

Samsung e nisi SDC23 (Samsung Developer Conference 2023) me disa njoftime kryesore. Më kryesori është One UI 6 – versioni i ri softuerit gjithëpërfshirës të Samsung.

Versioni beta i softuerit ka ekzistuar për një kohë, por Samsung tani ka paraqitur disa nga ato që duhet të presim nga versioni përfundimtar. One UI 6 do të fokusohet në përdorshmërinë e përmirësuar dhe “editimin” e mençur të fotografive dhe videove.

Ndërfaqja sjell një panel të rinovuar të shpejtë dhe ndërfaqe aplikacionesh, si dhe një tipografi të re – One UI Sans, bënë të ditur GSM Arena.

Galeria do të analizojë fotot duke përdorur veçoritë e AI si Photo Remaster dhe Object Eraser dhe do të sugjerojë opsione për të përmirësuar imazhet. Samsung foli gjithashtu për një “editor” të ri të videove me shumë shtresa – Samsung Studio, me opsione për të shtuar tekst, “sticker-a” dhe muzikë në një video.

Samsung foli gjithashtu për një fokus të ri në Tizen, duke pretenduar se po do ta ripërdorë sistemin operativ me burim të hapur të bazuar në Linux. Tizen do të funksionojë në pajisje të reja shtëpiake me ekran më të madh – furra dhe lavatriçe. Samsung njoftoi një Tizen SDK me motor grafike të kombinuar 2D dhe 3D.

Samsung Health do të zgjerohet në një ekosistem shëndetësor dixhital. Samsung do të hapë aksesin në sensorin BioActive në orët inteligjente Galaxy për zhvilluesit e palëve të treta përmes Samsung Privileged Health SDK. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *