Dëshmitari i palës mbrojtëse Naser Koqinaj edhe në pyetjet e prokurorisë gjatë seancës së sotme ka thënë se për Pjetër Shalën ka dëgjuar dhe e ka njohur vetëm kur ka filluar gjykimi ndaj tij
Ai tha se Shalën nuk e ka takuar as gjatë luftës dhe as pas luftës.
Seanca e pasdites ka filluar me pyetjet e prokurores Gaia Pergolo për dëshmitarin Koqinaj në lidhje me Fabrikën e Metalit në Kukës, për pozitën që ai ka ushtruar aty, ku dhe i janë prezantuar disa fotografi për qellim identifikimi.
Ai është pyetur disa herë se në këtë fabrikë a ka pasur armë dhe ushqim, ku dëshmitari ka thënë së nuk ka parë armë dhe ushqime në këtë fabrikë sepse ai ka shërbyer në Magazinën numër 2, i caktuar për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së.
Dëshmitari po ashtu ka mohuar se gjatë qëndrimit në atë magazinë ku ka punuar ka pa ndonjë person të ndaluar aty, ketë përgjigje e ka dhëne pas shumë pyetjeve të prokurores se a ka parë ndonjë person të ndaluar në Fabrikën e Metalit. Po ashtu dëshmitari pasi është pyetur e ka mohuar se ka parë ndonjë person të komunitetit romë të ndaluar në ketë fabrikë.
Dëshmitari Naser Koqinaj ka thënë se nuk ka informacione që në fshatin Nashec në bazën e UÇK-së ka pasur persona të ndaluar, ketë e ka thënë pas pyetjes se prokurores Pergolo se a ka dëgjuar se KFOR-i i ka liruar disa të ndaluar në këtë fshat, rporton “Betimi për Drejtësi“.
I pyetur nga prokuroja se a ka dëgjuar për rastin e Sabit Gecit dhe Xhemshit Krasniqi ku Gjykata Themelore dhe ajo e Qarkut në Mitrovicë i kanë dënuar për mbajtjen kundërligjore të personave në Fabrikën e Metalit në Kukës, dëshmitari ka thënë se nuk ka njohuri për këtë rast.
Gjatë seancës së pasdites, kryetarja e trupit gjykues në disa raste e ka njoftuar dëshmitarin me atë se ai në dëshminë e tij duhet ta thotë të vërtetën.
Kjo seancë është karakterizuar edhe me disa kundërshtime të palës mbrojtëse lidhur me formulimin e disa pyetjeve të bëra nga prokurorja Gaia Pergolo.
Seanca ka përfunduar me disa pyetje të drejtuara për dëshmitarin nga anëtari i trupit gjykues, gjyqtari Gilbert Bitti.
Koqinaj ka thënë se gjatë luftës nuk ka dëgjuar për ndonjë person me nofkën “Ujku”.
I pyetur se gjatë qëndrimit të tij në Fabrikën e Metalit në Kukës a ka dëgjuar për ndonjë person me emrin Pjetër Shala, (dëshmitari nuk është dëgjuar).
Ndryshe, në sesionin e paradites dëshmitari Koqinaj i është përgjigjur pyetjeve të palës mbrojtëse, të cilën e ka përfaqësuar avokati Jean-Louis Gilissen.
Ai nga avokati Gilissen është pyetur për periudhën nga fillimi i kyçjes në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës e deri në përfundim të luftës.
Me këtë rast, dëshmitari Koqinaj ka thënë se në UÇK është kyçur në vitin 1998 dhe ka vazhduar angazhimin e tij në Magazinën numër 2 në Kukës, si person i caktuar për shpërndarjen e uniformave të UÇK-së deri në përfundim të luftës, ku bashkë me ushtarët gjermanë të KFOR-it është kthyer në Kosovë, respektivisht në Prizren.
Ndërsa, për angazhimet në magazinën e lartcekur, dëshmitari ka thënë se ai vetë e ka hapur dhe mbyllur këtë magazinë, aty nuk ka fjetur askush në të sepse sipas tij në magazinë ka pasur vetëm uniforma.
Ai ka thënë se person përgjegjës i magazinës ka qenë Rexhep Kelmendi.
Po ashtu, dëshmitari është pyetur se a kishte njohuri kush ishin Zijadin Hoxha dhe Bedri Dervishaj, dhe për doktorin Ilir Rakaj. Ndërsa, përgjigjet e dëshmitarit në disa pyetje të avokatit të palës mbrojtëse nuk janë dëgjuar.