Azerbajxhani i gatshëm për bisedime me Armeninë me BE-në si ndërmjetës

Azerbajxhani tha se është gati për bisedime me Armeninë, me ndërmjetës Bashkimin Evropian, por kritikoi “politikën militarizuese” të Francës në Kaukazin e Jugut.

“Azerbajxhani është gati për takime trepalëshe në Bruksel në formatin e Bashkimit Evropian, Azerbajxhanit dhe Armenisë”, tha ndihmësi presidencial Hikmet Hajiyev.

Hajiyev tha se është “e pasaktë të paraqitet” mosshfaqja e presidentit Ilham Aliyev si një “refuzim” për të zhvilluar bisedime me Armeninë.

Ndërsa presidenti i Azerbajxhanit Ilham Aliyev refuzoi një takim me liderin armen në margjinat e samitit evropian në Granada të Spanjës.

Ky refuzim sipas ndihmësit presidencial Hikmet Hajiyev, erdhi për shkak të “veprimeve të njëanshme të Francës dhe politikës së militarizmit që minojnë seriozisht paqen dhe stabilitetin rajonal në Kaukazin e Jugut”.

Ministrja e Jashtme e Francës, Catherine Colonna, gjatë një vizite në Armeni të mërkurën, tha se Franca do të dorëzojë pajisje ushtarake për kombin e Kaukazit Jugor, raporton Aljazeera.com.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *