Pas 11 ditësh në grevë, minatorët e ndërmarrjes “Trepça” kanë ndërprerë grevën. Mes tyre dhe përfaqësueseve të ministrisë së Ekonomisë është arritur një marrëveshje.
Minatorët e “Trepçës” janë dakorduar për katër pika ndër to shkarkimi brenda një periudhe të shkurt të kryeshefit, Enis Abdurrahmani.
“Pika e parë ishte mos me u vonu pagat më së shumti deri me datë 10 e që u tha se ka me u zbatu, pika e dytë ishte për kryeshef që me dhënë dorëheqje dhe brenda një kohe të shkurt, sjam i sirgut ndoshta 10 ditë me u shpallë konkursi për drejtor të ri dhe për kushtet të punës, si sigurimet shëndetësore duhet pak me prit”, deklaruan minatorët.