Nuk kemi ende një emër për atë se çfarë po ndodh mes Melindës dhe Dafinës, por duket se edhe nëse vetë këngëtaret do të ndalojnë me deklaratat ironizuese, fansat nuk e kanë ndërmend.
Jo më larg se dje, Melinda iu drejtua Dafinës duke i thënë ti veç feministe nuk je, pasi kjo e fundit kishte bërë një post falënderues për fanset e saj.
Kaq mjaftoi dhe interneti ka bërë pjesën tjetër.
Fansat tani janë ndarë në dy kampe, dhe disa prej tyre e kanë ironizuar Melindën për deklaratën e saj, por edhe ajo nuk e ka lënë me aq.
“Më pëlqejnë aventurat”, ka shkruar ajo në Threads në mënyrë sfiduese pasi dikush e pyet se si ‘guxon’ t’i bëjë diss Dafinës.
“Mendoj se keni mjaftueshëm probleme me veten, përveçse të mbështesni gjarprinjtë”, shkruan ajo në postim tjetër.
Se kur nisi e gjithë kjo ‘armiqësi’ mes tyre ende nuk e dimë, por mendojmë se siç e kanë bërë gjithmonë, vajzat do të flasin sërish vetë.