Dje humbi jetën tragjikisht dje në Prishtinë si pasojë e plagëve të shkaktuara nga një armë zjarri 25-vjeçarja Eni Grezda,.
Vajza me të cilën po ndante dhomën tash e një kohë, kishte njoftuar Policinë se e ndjera ndodhet e shtrirë dhe dyshohet se është në rrezik për jetën, raporton Gazeta Sinjali.
Njësitet policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes bashkë me ekipin mjekësor të Emergjencës, ku pas ekzaminimeve për shenjat vitale, mjeku ka konstatuar se e reja ka ndërruar jetë.
Dyshohet që 25-vjeçarja vendosi t’i japë fund jetës së saj me një armë zjarri e cila u gjet në vendin e ngjarjes.
Policia ka gjetur në vendin e ngjarjes një revole e cila dyshohet se u përdor në rast, dy fishekë dhe një gëzhojë, të cilat u konfiskuan si prova për analizë që çojnë në zbardhjen e rrethanave se si ndodhi rasti.
Në cilësinë e dëshmitarëve janë intervistuar nëna e 25-vjeçares dhe njerku i saj, teksa nuk dihet ende motivi që shtyu Eni Grezdën të bëjë këtë veprim.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.