25-vjeçari tenton ta godas zyrtarin policor që deshi ta kontrollojë: “Kur më preku më dhimti….

Zyrtarët policorë ballafaqohen me kërcënime nga qytetarë të Kosovës, ku ndonjëherë këto raste arrijnë deri tek sulmet fizike.

Mbrëmjen e djeshme është raportuar se një veturë zyrtare e Policisë së Kosovës që po patrullonte në rrugën ‘Nazim Gafurri’ ka vërejtur një veturë të dyshuar të cilën kanë vendosur që ta ndalin, raporton Sinjali.

Brenda veturës ndodheshin tre persona, të cilët kishin sjellje arrogante ndaj zyrtarëve policorë që u afruan t’u bëjnë kontrollin trupor.

Në momentin që zyrtari policor ka nisur të kontrollojë një 25-vjeçar, ky i fundit ka reaguar duke tentuar që ta godas me grusht policin. Kjo ka bërë që i dyshuari të arrestohet dhe të shoqërohet në stacion policor për intervistim.

25-vjeçari para hetuesve policorë ka mohuar se ka pasur për qëllim që ta godas policin, duke thënë se ka reaguar për shkak se shpina e tij ishte e djegur nga dielli dhe momentin që ka filluar kontrolli trupor, ai ka pasur dhimbje.

Me vendim të prokurorit ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Sulm’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *