Edona James ka rrëfyer një tjetër histori private në Big Brother VIP Kosova 2.
Ajo iu tregon banorëve se ka qenë me vëllanë e ish-drejtorit ekzekutiv të Bayern Munich, Oliver Kahn.
E njëjta thotë se ka bërë disa skandale në jetë, duke përfshirë edhe atë me vëllain e Oliverit.
“Skandale kam bërë, njërën pas tjetrës. Një skandal e kam pasur më vëllain e Oliver Kahn”, tha ajo.
Transgjinorja nga Suhareka tutje shtoi se gruaja e tij në një moment i kishte zënë në flagrancë.
“Kam qenë bashkë me vëllaun e Oliver Kahnit, gruaja e tij na zuri në flagrancë. Ajo ka thënë qikjo biondinë ma ka prishur mua jetën. Nuk ia kam prishur unë, me zor nuk e kam shti”, vazhdoi mes tjerash James.
Kjo ngjarje e Edonës i bëri banorët që të qeshnin, disa prej tyre që po qëndronin me të në oborr.