Bislimi merr rrugë Bruksel, zbulohet agjenda e tij

Zëvendëskryeministri ka udhëtuar sot drejt Brukselit për të zhvilluar disa takime.

Fillimisht ai do të prezantojë perspektivën evropiane të Kosovës dhe situatën aktuale në “European Policy Center”, në diskutimin me temë “Rruga e Kosovës drejt BE-së: Si ta tejkalojmë ngërçin?”.

Më pas ai do të takohet dhe me kryetaren e Komisionit për Punë të Jashtme në Parlamentin e Belgjikës, Els Van Hoof dhe Drejtorin e Përgjithshëm për Fqinjësi dhe Negociatat e Zgjerimit të BE-së, Gert Jan Koopman.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, do të mbajë dhe një diskutim me PSC (Political and Security Committee) ku do të marrin pjesë ambasadorë, përfaqësues të misioneve diplomatike dhe nga BE-ja, njofton Zyra e Kryeministrit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *