Policia ndalon pesë persona në Leposaviq, u futën ilegalisht nga Serbia

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka ndaluar disa persona në Leposaviq, pasi të njëjtit kishin kaluar ilegalisht kufirin Serbi-Kosovë. Rastet kanë ndodhur ditën e shtunë, ku janë ndaluar pesë persona, dy në Bistricë e tre të tjerë në Koshuticë, raporton Gazeta Sinjali. 

Të njëjtit dyshohet se kanë kaluar kundërligjshëm kufirin, por janë kapur nga Policia. 

Sipas njoftimit të PK-së, të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë ndërmarrë veprimet e nevojshme hetimore. 

Bistricë – Njësitet policore kanë ndaluar dy të dyshuar-a (një mashkull dhe një femër) kosovar-e, nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”, bëhet e ditur në njoftim.

Koshuticë – Njësitet policore kanë ndaluar tre të dyshuar-a (dy meshkuj dhe një femër) kosovar -e, me veturën me të cilën ishin duke qarkulluar, nën dyshimin se të njëjtit ka kryer veprën e cekur, duke kaluar kundërligjshëm nga territori i Serbisë në territorin e Republikës së Kosovës. Në konsultim me prokurorin, të dyshuarit pas intervistimit janë liruar në procedurë të rregullt”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *