Huduti: Hoxha Shefqet të kërkoj falje për deklaratën, e ulët, nuk e ka peshorën e Zotit  

Në një intervistë për Gazetën Neutral teologia e fesë Islame, Ikballe Berisha – Huduti, ka dalë kundër deklaratave të fundit të Hoxhës Shefqet Krasniqi, duke i cilësuar ato si të ulëta dhe jashtë pozitës së tij në shoqëri, dhe ka vlerësuar lartë këngëtarën Shkurte Fejza. 

“Doktor Shefqet Krasniqi, ai gjithashtu është një teolog, dhe ato deklarata janë shumë të ulëta nga pozita që ai ka në shoqëri. Nuk është deshtë ai për të vlerësuar aspak as Shyhretën as Adelinën, as të kërkojë në këtë botë, sepse ai nuk e ka këtë punë të Zotit. Domethënë, unë e vlerësoj shumë punën e Shkurte Fejzës, sepse ajo ka qenë rezistente, ka treguar rezistencë kundër armiqve në fjalët e saja, frymëzimet e saja, vargjet e saja.” ka thënë Huduti. 

Sipas Ikballe Berisha – Huduti, Hoxha Krasniqi nuk është në pozicion për të vlerësuar asnjë individ, duke përfshirë Shyhretën dhe Adelinën e Violetën, dhe as për të bërë krahasime mes tyre.  

“Ta krahasosh Violetën Kukaj dhe këtë tjetrën, jo qenka fetare, po falka namaz, e kjo s’qenka fetare nuk fal namaz, punon me para, këto janë shumë fjalë të ulëta për mendimin tim. Gabimi shumë i madh nuk ia vlen të flitet shumë, po duhet të kërkojë falje.” ka shtuar Huduti. 

Teologja Hududi gjithashtu thekson se krahasimet fetare dhe vlerësimet e Zotit janë jashtë përgjegjësive të njeriut, dhe se Hoxha Krasniqi nuk ka të drejtë të ndërhynë në këtë aspekt. 

 “Hoxha Shefqet nuk e ka lënduar vetëm Shkurtën, një lider fetar për të bërë krahasime, krahasimi është vetia e shejtanit. 

 Nuk ka peshën e Zotit, nuk ka të drejtë ai për të na vlerësuar neve, as vetveten nuk e vlerëson ku do të shkojë, në xhenet apo në xhehennem, kush si do të vdesë, nuk ka të drejtë ai dhe nuk është fare human.” ka shtuar në fund teologia Ikballe Berisha – Huduti. 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *