Analisti Imer Mushkolaj, ka reaguar pas konfiskimit nga ana e Policisë së Kosovës të arsenalit me armë në veri të vendit.
Mushkolaj përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka treguar se automjeti i cili është konfiskuar nga Policia e Kosovës i përket Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.
“Automjet i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, i konfiskuar nga Policia e Kosovës në veri. A nevojiten prova të tjera, që me e konstatu organizimin e sulmit terrorist nga Beogradi?”, ka shkruar Mushkolaj.