Burhan Arifi publikisht ka akuzuar djemtë e axhës së tij, Xhemën dhe Sametin, për dhënie fajdesh e kërcënime të shumta.
Duke folur në një “live” në Facebook, Arifi ka rrëfyer disa situata të ndryshme mashtrimi në të cilat janë të përfshirë familjarët e tij, të cilët e kanë dëmtuar disa herë edhe vet Burhanin.
Ai thotë se njëri nga djemtë e axhës së tij, Xhema, është i dënuar me tri vite burg për mashtrim, madje se mashtrimin e kanë bërë edhe në bashkëpunim me të tjerë, për shitje banesash.
“Kanë pagu banesa me 300 mijë eurot e mia. Kanë dashtë mem vra djemtë e Xhemës..Sameti u bojke kishe s’di kurgjo. Ma bojke burri i Shyhrete Behlulit pse mi ke jep pare vllaut me fajde,o Lul më fal se kurrë fajde s’kom bo. Cka po të bojshin t’Podujevës s’po të bojke kush. Ata ishin të pabesë. Gjithcka më kanë bo djemtë e Xhemës. Kurrë hallall Zoti mos ia boftë. Banesat që i kanë në Breg të Dillit i kanë prej durve të mia. Xhemajl Arifi ma të poshtër s’kish në Podujevë, kanë la bardaka gjithë jetën”, ka thënë Burhan Arifi, transmeton Gazeta Neutral.
Burhan Arifi rrëfen edhe se si Xhema ka dërguar atë në një banesë dhe e ka obliguar ta rrahë një person e ta djegë veturën, për ta frikësuar viktimën E.M lidhur me një pronë në qendër të qytetit.
Ai tregon mes të tjerash se ju ka dhënë edhe para kur kanë pasur nevojë të dyshuarit, të cilët të njëjtat para ua kanë dhënë të tjerëve, me fajde.