Një person ka ndërruar jetë në Prishtinë, në rrugën “Dëshmorët e Kombit”, si pasojë e aksidentit në trafik.
Viktima dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga një burrë, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.
I ndjeri është dërguar në QKUK ku aty ka ndërruar jetë.
“Viktima mashkull kosovar është dërguar në QKUK për tretman mjekësor ku më pas ka ndërruar jetë pasi që i njëjti dyshohet se është goditur nga një veturë në lëvizje drejtuar nga dyshuari mashkull kosovar, i cili është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje. Rasti vazhdon të hetohet”.