Sot dita më e nxehtë e javës, temperaturat deri në 28°C

Sot në vendin tonë të mbajë mot me diell dhe vranësira gjatë ditës, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë lokalisht mjegull në zonat e ulëta dhe lugina.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i jugut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit, me shpejtësi prej 15-60 km/h!

Sipas Meteo Ballkan, temperaturat do të shënojnë ngritje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej 9 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 24 deri në 28°C.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *