Emri i Shkumbin Hotit i njohur ndryshe si Bimi, së fundmi ka zënë vend në mediat vendore për veprat e tij në kundërshtim me ligjin, shkruan Gazeta Neutral.
Bimi, duke sfiduar ligjin, në vitin 2019-të së bashku me mikun e tij, Bekim Dushku ishin prezantuar rrejshëm si zyrtar policor.
Burimet. Gazetë Neutral bëjnë të ditur se Hoti me veturën e tij, duke përdorur jelek vezëllues, në aksin rrugor Gjakovë-Prizren kishin ndaluar vetura, shoferët e të cilave dyshohet t’i kenë kushtëzuar me dhënie të parave cash kundrejt mos gjobitjes.
Me këtë akt, dyshja kanë shkaktuar veprën penale “prezantim i rrejshëm”.
Ndryshe, më 23 maj, Krimet Ekonomike kanë kryer dy bastisje në dy lokacione, në Prishtinë dhe Gjakovë me ç’rast është arrestuar komandant Hekuran Hoda, ndërkaq Shkumbin Hoti i cili dyshohet për mashtrim ndodhet në arrati.
Hoda dhe Hoti dyshohen për akuzën mashtrim në bashkëkryerje përmes falsifikimit të dokumenteve, krijimit të kontratave të falsifikuara, mashtrimit dhe prezantimeve të rreme si persona zyrtar kanë mashtruar viktimën të cilës në emër të shitjes së një banese në Prishtinë, i kanë marr shumën e parave në vlerën mbi 10,0000.00 euro.
Shkumbin Hoti kishte marr shumën e parave prej 10 mijë eurove si kapar, ndërsa pjesën tjetër do te ia jepte pas nënshkrimit të kontratës për banesë tek noteri.Gjithashtu, Hoti dyshohet se përveç mashtrimit me shitjen e banesës fiktive, ai më pas e ka kanosur viktimën duke e shantazhuar me publikimin e disa videoxhirimeve me përmbajtje intime.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata