Ka eskaluar situata e protestuesve të tri fshatrave që janë kundër devijimit të rrugës Prishtinë-Pejë. Protestuesit kanë bërë veprime radikale, për çka është dashur intervenimi i policisë.
Burime të Indeksonline-t bëjnë të ditur se ka disa të arrestuar nga ky rast. Policia ka kërkuar forca shtesë dhe po tenton të vërë situatën nën kontroll.
Banorët e fshatrave Rixhevë, Kijevë dhe Stapanicë kanë kërkuar që rruga Prishtinë-Pejë të mos devijohet, ngase sipas tyre do t’i falimentojë të gjitha binzeset e asaj ane.