Abdixhiku shkon për ngushëllime në familjen e policit: Vepra e tij do të jetë e gdhendur në historinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka vizituar familjen e policit Afrim Bunjaku që u vra dje nga grupi terrorist serb në veri.

Abdixhiku ka thënë se jeta dhe vepra e policit Bunjaku, do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

Postimi:

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku me bashkëpunëtorë ka vizituar në Samadrexhë të Vushtrrisë familjen e policit të vrarë dje në veri, Afrim Bunjaku.

Kryetari Abdixhiku i ka shprehur ngushëllime familjes së të ndjerit Bunjaku, duke shtuar se jeta dhe vepra e tij do të jenë të gdhendura në historinë e Kosovës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *